Home Sport Marrëveshja mes Manchester United dhe Barcelonës, merret vendimi për transferimin e futbollistit
Marrëveshja mes Manchester United dhe Barcelonës, merret vendimi për transferimin e futbollistit
0

Marrëveshja mes Manchester United dhe Barcelonës, merret vendimi për transferimin e futbollistit

0
0

Frenkie de Jong është një nga lojtarët më premtues ë Barcelonës.

Performance e tij në ekip ka tërhequr jo pak vëmendjen e trajnerëve të skuadrave të ndryshme.

Një ndër to  ka qenë edhe dëshira e trajnerit Erik Ten Hag që prej momentit që holandezi mori drejtimin e Manchester United.

“Manchester United ka arritur marrëveshje përfundimtare me Barcelonën për Frenkie de Jong pas bisedimeve të gjata. Oferta është e vlefshme prej 85 milionë euro. 75 milionë të garantuara plus 10 të tjera bonuse”, ka shkruar Romano.

Gjithsesi United ende nuk e ka të sigurt transferimin e holandezit, pasi nuk ka marrëveshje me De Jong dëshira e të cilit është të qëndrojë në ekipin e vetë.

“Kushtet personale është ende një çështje që duhet zgjidhur, pasi prioriteti i Frenkie është të qëndrojë te Barcelona”, shkroi Romano.

 

cc

Linku: https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1547518992499212288

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CSoNDzhLoXQ/