Home ShowBiz Nga këshillat për vajzën deri tek planet për një fëmijë tjetër, rrëfehet Alketa Vejsiu
Nga këshillat për vajzën deri tek planet për një fëmijë tjetër, rrëfehet Alketa Vejsiu
0

Nga këshillat për vajzën deri tek planet për një fëmijë tjetër, rrëfehet Alketa Vejsiu

0
0

Moderatorja e dashur për publikun Alketa Vejsiu edhe pse është pjesë e skenës prej shumë vitesh tashmë, ka zgjedhur që familjen e saj ta mbajë larg vëmendjes së mediave.

Alketa realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit ku nuk munguan pyetjet për vajzën e saj, e cila u kthye në qendër të vëmendjes së publikut para pak kohësh për shkak të daljes së saj të parë në rrjetet sociale.

Pyetja që u drejtua moderatores lidhej me këshillat më të shpeshta që i jepte vajzës së saj.

“Bëhu e pavarur dhe një grua e lirë. Ndërto një sistem vlerash. Vepro me modesti dhe mbaj atë pamjen natyrore perëndimore dhe jo orientale. Ji e sjellshme gjithmon”, shkruan Alketa.

Kuriozitet kishte edhe mbi planet e saj për një fëmijë tjetër në të ardhmen.

Ndërsa Alketa Vejsiu nuk ngurroi me përgjigjen ku zbuloi dëshirën për të patur edhe dy binjakë.

“Po dy binjak më shkojnë më shumë tani. Nuk mungon as eksperienca për t’i rritur në mënyrë praktike dhe sportive”, zbulon moderatorja.

Linku: https://www.instagram.com/stories/alketavejsiu/2898257475237711027/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ce6X7seKyec/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/Cfzhk7jNVXB/?utm_source=ig_web_copy_link