Home Aktualitet Aktori i njohur përballet me akuzat e rënda, zbulohen detajet e ngjarjes
Aktori i njohur përballet me akuzat e rënda, zbulohen detajet e ngjarjes
0

Aktori i njohur përballet me akuzat e rënda, zbulohen detajet e ngjarjes

0
0

Vendndodhja e nënës 25-vjeçare dhe tre fëmijëve të saj, të cilët po qëndronin të gjithë në pronën e aktorit Ezra Miller në Vermont, mbeten të panjohura pasi autoritetet dyshojnë se aktori po fsheh vendndodhjen e tyre.

Sipas dokumenteve të gjykatës, qëndrimi i familjes në fermën e Miller në kushte të dyshuara të rrezikshme  u raportua për herë të parë në qeshor.

Policia u përpoq t’i jepte një urdhër kujdesi urgjent gruas, duke kërkuar që fëmijët dhe ajo të largoheshin nga prona.

Milleri tha policisë se nëna dhe fëmijët e saj u larguan dy muaj më parë dhe nuk ishin kthyer që atëherë.

Policia u shfaq sërish në rezidencën e Millerit të martën mbrëma për rreth një orë, sipas medias.

Pas shikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë dhe marrjes së deklaratave, policia tha se kishte “prova të mjaftueshme” për të akuzuar Millerin “me veprën penale të vjedhjes së një banesë të pabanuar” ndër të tjerash.

Autoritetet e gjetën Millerin të dielën mbrëma dhe aktori është thirrur të marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Divizionin Penal të Gjykatës së Lartë të Vermontit në Bennington më 26 shtator.

Linku: https://people.com/movies/police-looking-for-woman-and-her-kids-who-were-staying-with-ezra-miller/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgG6WHKIChF/