Home Aktualitet Akuza të rënda kundrejt A$AP Rocky, reperi rrezikon të burgoset
Akuza të rënda kundrejt A$AP Rocky, reperi rrezikon të burgoset
0

Akuza të rënda kundrejt A$AP Rocky, reperi rrezikon të burgoset

0
0

Reperi i njohur, A$AP Rocky po përballet me telashe me drejtësinë.

Ai akuzohet nga ish-shoku i tij A$AP Relli, se e ka qëlluar me armë zjarri dhe armëmbajte pa leje.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2021, ku Rocky ra në prangat e policisë, nën akuzat e  përfshirje në një ngjarje me të shtëna armësh.

Muaj pas arrestimit të Rocky-t, Relly e ka identifikuar publikisht veten si viktimë e supozuar.

Sipas një deklarate të dhënë për Rolling Stone, ai synon të ngrejë një padi civile kundër Rocky-t për të shtënat.

Rocky akuzohet se ka qëlluar tre deri në katër të shtëna në drejtim të akuzuesit, i cili “besoi se njëri nga plumbat i kishte prekur dorën e majtë”.

Sipas një komunikate nga policia, viktima ka ka marrë trajtime mjekësore për një lëndim të lehtë.

Linku: https://www.complex.com/music/asap-rocky-alleged-shooting-victim-was-asap-relli-civil-lawsuit

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeJMR4qL-eR/