Home Lifestyle Rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash, moti rezervon surprizën e rradhës
Rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash, moti rezervon surprizën e rradhës
0

Rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash, moti rezervon surprizën e rradhës

0
0

Moti për ditën e sotme do të do të dominohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në shumicën e  territorit.

Gjatë mesditës pritet të ketë shtim të vranësirave më të theksuara në pjesën veriore dhe qendrore të territorit duke rrezikuar momente me shira, herë pas here edhe rrebeshe.

Edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke krijuar mundësi për shira të dobët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur  në vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Era do të fryjë fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: pexels.com