Home Lifestyle Reshje të dendura shiu në këto zona të vendit, parashikimi i motit për sot
Reshje të dendura shiu në këto zona të vendit, parashikimi i motit për sot
0

Reshje të dendura shiu në këto zona të vendit, parashikimi i motit për sot

0
0

Në ditën e sotme vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Gjatë gjithë ditës do të jenë prezente vranësira të dendura duke rrezikuar rreshje afatshkurta shiu, më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Edhe pse herë pas here do të ketë kthjellime, gjatë orëve në vijim priten rreshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit. Orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku: MetoeAlb

Burimi i fotos: freepik.com