Home ShowBiz Emocionuese, Fansat i dhurojnë Dua Lipës dhuratën surprizuese
Emocionuese, Fansat i dhurojnë Dua Lipës dhuratën surprizuese
0

Emocionuese, Fansat i dhurojnë Dua Lipës dhuratën surprizuese

0
0

Dua Lipa ditën e djeshme festoi ditëlindjen e saj të 27.

Këngëtarja ende po vazhdon festimet duke marrë urime të pafundme nga adhuruesit dhe miqtë e saj.

Mirëpo në rrjet po përflitet për një dhuratë tepër speciale për divën e muzikë pop.

Fansat e saj më të zjarrtë kanë mbledhur para për një kauzë të veçantë.

Ata kanë mbledhur 1,164 dollarë në total, të cilat një pjesë e tyre janë dhuruar për një strehimore për qentë endackë të Prishtinës.

Ndërsa pjesa tjetër e donacionit ka shkuar për “Animal Rescure Albania”, e cila ësht një organizatë joqeveritare në Tiranë që ka për qëllim të shpëtojë kafshët e braktisura e të keqtrajtuara nga abuzimet.

“Gëzuar  ditëlindjen Dua. Ne dëshirojmë të dhurojmë një dhuratë të vogël. Shpresojmë që të të pëlqejë”.

Më pas ata kanë bërë një falenderim të githë atyre që e kanë mbështetur këtë projekt.

Linku: https://www.instagram.com/p/ChkBfkIMwGT/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChmZiFhMGOc/?utm_source=ig_web_copy_link