Një portier brazilian bëri gafë e pafalshme gjatë një transmetimi live të ndeshjes.
Kainan kishte bërë një paraqitje të fortë për skuadrën e tij ‘Esperanca në Copa da Paz’ dhe u emërua lojtari i ndeshjes siç raporton Republic World.
Portieri donte t’i bënte një dedikim partneres së tij, për ta falënderuar për rolin e saj në karrierën e tij.
Megjithatë, Kainan përmendi një emër tjetër në intervistë.
Mesa duket partnerja e tij quhet Jucielly, por ai e ka falënderuar Grazin.
“Dua të falenderoj të dashurën time, që është duke punuar tani. Përndryshe, nuk do të isha këtu. Grazi, një përqafim për ty!”– tha futbollisti.
Kainan e kuptoi menjëherë gabimin e tij dhe u përpoq ta korrigjonte. Por me pranimin e tij, dëmi ishte bërë tashmë.
“Jucielly… Thashë emrin e gabuar të partneres sime. Jam serioz! Jam serioz! Do të më rrahin në shtëpi.”- përfoundoi ai.
Momenti i sikletshëm është bërë viral në rrjet, ku fansat kanë spekuluar se në të vërtet futbollisti ka ngatërruar emrin e partneres me të dashurën
Linku: https://sportsbrief.com/football/manchester-united/22531-former-man-united-wonderkid-opens-how-mourinho-gave-hair-dryer-treatment/
Burimi i fotos: freepik.com