Home ShowBiz Emocionuese, Noizy prek me gjestin për fansin me aftësi të kufizuara
Emocionuese, Noizy prek me gjestin për fansin me aftësi të kufizuara
0

Emocionuese, Noizy prek me gjestin për fansin me aftësi të kufizuara

0
0

Arbër Bogdani është i riu me aftësi të kufizuara, i cili u njoh teksa ishte i pranishëm në koncertin “Alpha Show”.

Së fundmi i riu ka qënë i ftuar në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, ku mes të tjerash ai rrëfeu se është prej vitesh një fans tepër i zjarrtë i Noizyt.

Teksa diskutonin në studio, fansi është surprizuar nga një videomesazh që reperi kishte realizuar për të.

Mes të tjerash Noizy është shprehur se për çdo koncertë të tij Arbri do ta ketë biletën falas dhe ka premtuar se do të ketë gjithashtu edhe një vend enkas për të.

“Arbër, si je vëlla! Uroj të jesh mirë. Këtë video e bëj për ty, për të treguar se kam shumë dashuri. Të falenderoj që ekziston. Nuk të kisha njohur, por me anë të postimeve dhe tag-s pas koncertit, arrita të njoh energjinë tënde teksa performoje me mua dhe Dudën. Do të doja të të bëj një dhuratë sadopak të vogël.

Në çdo koncert të Alpha-s nga sot do të kesh biletën falas dhe një vend apostafat, special vetëm për ty. Uroj të ta bëjë Zoti ditën një mijë dhe të kesh mbarësi bashkë me familjen tënde. Të dua shumë vëlla, trego kujdes për veten tënde,”, është shprehur këngëtari.

Linku: https://youtu.be/WNTwIZj1-2w

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeTvDHcKFqz/?utm_source=ig_web_copy_link