Home ShowBiz U përfolën për rivalitet, Fjoralba Ponari u vendos kapakun dyshimeve për raportin me Xhemin
U përfolën për rivalitet, Fjoralba Ponari u vendos kapakun dyshimeve për raportin me Xhemin
0

U përfolën për rivalitet, Fjoralba Ponari u vendos kapakun dyshimeve për raportin me Xhemin

0
0

Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të dashura të publikut.

Prej disa vitesh tashmë ajo bashkëmoderon emisionin e humorit “Portokalli” së bashku me aktorin Salsano Rrapi.

Surpriza e këtij sezoni të ri ishte kthimi i Xhemi Shehut në roli e moderatores.

Mirëpo edhe pse vajzat duket se shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën publiku dyshon në raportin e tyre.

Së fundmi Fjoralba ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit ku nuk kanë munguar pyetjet lidhur me raportin e saj me Xhemin.

“Si ndihesh tani që po bashkëpunon me Xhemin?”, ishte pyetja drejtuar saj.

Jemi njohur kur të dyja punonim në “E Diell” edhe pse në pozicione të ndryshme nga marrëdhënia që kemi sot. 

Gjithmonë kam pasur shumë konsideratë për të si njeri, patjetër dhe si profesioniste, prej së cilës kam shumë çfarë të mësoj”, është përgjigjur Fjoralba duke vulosur kështu dyshimet për marrëdhënien e tyre.

 

Linku: https://www.instagram.com/stories/fjoralba.ponari/2956838261618564977/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CjgUxjzN6ii/?utm_source=ig_web_copy_link