Home ShowBiz Bëri bujë raporti i tyre pas ndarjes, Klaudia Pepa zbulon si janë marrëdhëniet me Albi Nakon
Bëri bujë raporti i tyre pas ndarjes, Klaudia Pepa zbulon si janë marrëdhëniet me Albi Nakon
0

Bëri bujë raporti i tyre pas ndarjes, Klaudia Pepa zbulon si janë marrëdhëniet me Albi Nakon

0
0

Ndarja e Klaudia Pepës dhe Albi Nakos bëri shumë bujë sidomos pas deklaratave lidhur me raportin e tyre.

Mirëpo balerina pas zhvendosjes së saj në Itali u largua paksa nga vëmendja e publikut dhe mediave rozë.

Pas kthimit të saj në ekranin shqiptar në rolin e jurisë në “Dance Albania”, Klaudia Pepa u vendos sërish në qendër të vëmendjes.

Së fundmi balerina ka qënë e ftuar për një intervistë tek Rudina dhe nuk mund të shmangej një pyetje lidhur me raportin e saj tani me Albi Nakon.

“Tani janë ftohur të them të drejtën (marrëdhëniet). S’ka më kontakte, ishin kohët në fillim kur u ndamë…Gjërat shkuan siç duhet të shkonin, çdokush në jetën e vet”, është shprehur  Klaudia.

Linku: https://youtu.be/EoGfNRhZ3Jw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ce8zd-WIUw1/?utm_source=ig_web_copy_link