Home ShowBiz Prezantoi Gjikon me Elitën, stilisti i njohur zbulon se çifti nuk e ftoi në dasmë
Prezantoi Gjikon me Elitën, stilisti i njohur zbulon se çifti nuk e ftoi në dasmë
0

Prezantoi Gjikon me Elitën, stilisti i njohur zbulon se çifti nuk e ftoi në dasmë

0
0

Stilisti i njohur kosovar, Rexhep Zylfi ka qënë i ftuar së fundmi në një lidhje Skype në emisionin “ABC e Mëngjesit” ku ka folur për suksesin e tij në “Javën e Modës në Paris”.

Ndërsa ndau me publikun detaje lidhur me eksperiencën e tij dhe çmimin me të cilin është vlerësuar, Mr. Rex zbuloi raportin dhe hatërmbetjet me çiftin e njohur Gjiko- Elita.

Sipas tij ata ishin njohur së bashku në lokalin e tij, gjatë kohës kur stilisti kujdesej për veshjet e tyre.

Edhe pse ishte shkesa e tyre, çifti nuk e kishte ftuar në dasmë.

“Kështu ndodh, unë isha duke punuar në të njëjtën kohë edhe për Gjikon dhe për Elitën. Në atë kohë kujdesesha për veshjet e Elitës te emisioni që ka pasur, gjithashtu po punoja me Gjikon për disa projekte. Ata u takuan në atë kohë te lokali im, kanë pasur disa flirte. Po nuk e di se çfarë ndodhi. Unë i kam raportet e mira me Gjikon tani.

Me thënë të drejtën nuk jam i mërzitur që nuk më ftuan në dasmë. Për mua është e dhimbshme se si dizajner, nuk më vlerësoi. Të gjithë e dinë raportin që ne kemi pasur. Kemi udhëtuar edhe bashkë çdo javë. Jam kujdesur gjithmonë për veshjen e saj”, është shprehur stilisti i njohur.

Linku: https://www.youtube.com/user/abcalbanian

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFuy7_9Brga/?utm_source=ig_web_copy_link