Ina Kollçaku para pak disa ditëve rrëmbeu gjithë vëmendjen e mediave rozë për shkak të një deklarate të saj.
Psikologes ‘i ra në kokë’ për një polic bukurosh teksa ai i kishte tërhequr vëmendje për një ndalesë të saj në vijat e bardha.
Pas disa kërkimeve në Instagram Ina mesa duket e gjeti policin dhe së bashku me të kaloi dhe festën e “Halloween”.
E ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra” Ina ka folur në lidhje me historinë e saj me policin që i pëlqeu.
“Ishte vonë, kishim dalë me makinë. Po prisja kushëririn tim që po merrte diçka në supermarket, kisha ndaluar te vizat e bardha.
Ndaloi një polic i Shqiponjave për të më thënë që duhet të lëviz makinën. Pastaj aty kuptova që unë vdes për man in uniforme (meshkuj me uniformë).
Reagimi im në “Instagram” ishte shumë i sinqertë. Nuk kisha pasur një natë të mirë.
Reagova në story, thashë që më foli një polic, ishte shumë i mirë, i thash më kontakto se do të shkoj prapë te vizat e bardha…
Të nesërmen i shkrujta prapë , i thash a je zgjuar dhe ai u zgjua”, është shprehur psikologia ndërsa nuk zbuloi më tepër për këtë histori.
Linku: https://youtu.be/r0WaRsinsbY
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfoAaZyNu3C/?utm_source=ig_web_copy_link