Home ShowBiz Në konflikt prej kohësh, “Zemër Luana” bën bashkë këto dy personazhe të njohur
Në konflikt prej kohësh, “Zemër Luana” bën bashkë këto dy personazhe të njohur
0

Në konflikt prej kohësh, “Zemër Luana” bën bashkë këto dy personazhe të njohur

0
0

Emisioni “Zemër Luana” që në puntatën e parë ka rrëmbyer menjëherë vëmendjen e shikuesve.

Ashtu siç pritej mbremja me të ftuarit special Butrint Imeri dhe Don Xhoni ishte plot argëtim, të qeshura dhe sfida pikante.

Mirëpo të gjithë janë gjithë ‘sy e vesh’ se kush do të jenë të ftuarit e radhës.

Mesa duket episodi i ri premton dinamika të forta pasi i ftuar do të jetë Ermal Mamaqi .

Prej kohësh Bes Kallaku, i cili është dhe një nga kapitenët e emisionit është përfolur për një përplasje me Ermal Mamqin.

Së fundmi aktori i humorit, ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram ku përveçse i kthen ‘përgjigje’ Besit lidhur me një koment që ky i fundit ka bërë për librin e Ermalit, ai gjithashtu zbulon se do të jetë i ftuar këtë të diel në spektakël.

Kush ju bëri sërish bashkë çuna”, pyeti Luana.

“Luana Vjollca ti o dritë e universit. Por njerëzit nuk kanë parë akoma ça sherri do të transmetohet të dielën në tv”, u përgjigj Ermali.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CkxztUEDlAD/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CkdAy2RN37d/?utm_source=ig_web_copy_link