Home ShowBiz “E përpiu dheu”, Adele huton fansat me zhdukjen e saj të pazakontë nga skena
“E përpiu dheu”, Adele huton fansat me zhdukjen e saj të pazakontë nga skena
0

“E përpiu dheu”, Adele huton fansat me zhdukjen e saj të pazakontë nga skena

0
0

Këngëtarja dhe tekstshkruesja britanike Adele shkaktoi shumë zhurmë  në shfaqjen e saj të riplanifikuar në rezidencën në Las Vegas.

Këngëtarja 34-vjeçare mori vlerësime të mira jo vetëm për performancën e saj gjatë spektaklit, por ajo që po çmend rrjetin  është ‘dalja magjike’ e saj nga skena.

Sekondat e fundit të shfaqjes së saj në teatrin Colosseum në Las Vegas po bëhen virale në rrjetet sociale, ku Adele bëri daljen dramatike, duke i lënë fansat të emocionuar dhe konfuzë.

Videoja e cila është shfaqur në Twitter tregon këngëtaren duke u zhdukur në ajër nga skena.

Klipi i shkurtër shfaqet teksa Adele përshëndetet me mijëra fansa të saj, një re rozë e mbulon dhe ajo duket se është zhdukur në ajër.

“Unë u tremba për një sekondë kur ndodhi kjo, pyeta: ‘Ku është ajo?!’”, pranoi një fanse në komentet poshtë videos, ndërsa të tjerët shkruan se mendojnë të njëjtën gjë.

Ishte e paqartë sesi Adele arriti të zhdukej kaq shpejt nga skena, duke i lënë fansat në audiencë mjaft të hutuar.

Seria e performancave të këngëtares në Las Vegas fillimisht ishte menduar të niste në janar të këtij viti, por falë pandemisë së coronavirusit, pati një vonesë të madhe dhe ato duhej të shtyheshin.

Linku: https://twitter.com/PopBase/status/1594018362543468546?s=20&t=qMWweeaASOm30hINVI3h9g

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClLChumuO95/?utm_source=ig_web_copy_link