0
0
Në territorin e vendit tonë, parashikohet të ketë vranësira të shumta deri në orët e mesditës, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu herë pas here edhe në formë rrebeshi në momente të shkurtra, ku më të dukshme reshjet do të jenë në zonat Jugore.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke bërë që të ketë edhe intervale të shkurtra me kthjellime në një pjesë të mirë të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: pexels.com