Home ShowBiz Emocionuese, imazhi i Rita Orës në pullat postare të Kosovës
Emocionuese, imazhi i Rita Orës në pullat postare të Kosovës
0

Emocionuese, imazhi i Rita Orës në pullat postare të Kosovës

0
0

Portreti i këngëtares së dashur, Rita Ora është bërë pjesë e pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës.

Posta me imazhin e saj do të lëshohet në qarkullim postar të shtunën, më 26 nëntor, në një ditë të veçantë për artisten, pikërisht në ditëlindjen e saj.

Me rastin e lancimit të kësaj pulle postare, Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu ka shprehur mirënjohje për Rita Orën.

“Është një nder për Posten e Kosovës të nderoj Rita Orën. Ajo na ka dhuruar aq shumë momente të bukura dhe krenari të pafund me këngë, performancë dhe koncerte madhështore. Kjo pullë e bukur le të jetë edhe si dhuratë simbolike e Kosovës për këngëtaren tonë, në këtë ditë të veçantë për të, për kontribut të jashtëzakonshëm për vendin dhe kombin tonë“, është shprehur Kadiu.

Linku: Top Channel

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ck8vACyIJ30/