0
0
Territori shqiptar edhe në ditën e sotme do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin në vendin tonë vranësira të shpeshta përgjatë gjithë 24-orëshit. Pritet që vranësirat të zhvillohen, kryesisht në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Qëndrore duke gjeneruar reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor –Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: pexels.com