Home ShowBiz I doli në krah Valbona Selimllarit, Monika Lubonja thumbon hapur Bora Zemanin
I doli në krah Valbona Selimllarit, Monika Lubonja thumbon hapur Bora Zemanin
0

I doli në krah Valbona Selimllarit, Monika Lubonja thumbon hapur Bora Zemanin

0
0

Monika Lubonja është një nga personazhet që mori shumë vëmendje gjatë pjesëmarrjes së saj në formatin “Big Brother VIP”.

Së fundmi ajo është përfshirë për të dhënë opinionin e saj lidhur me përplasjen e Borës me Valbona Selimllari gjatë spektaklit të “Dance With The Stars”.

Ndërsa juria u akuzua se kishin preference personale lidhur me konkurrentët, Valbona Selimllari ndërhyri për të treguar se  performancat e tyre nuk janë si në ekran pasi produksioni i nxjerrë më bukur.

“Ajo që shihni ju në ekran është aftësia e produksionit për t’ju nxjerrë ju yje atje. Të gjithë këta që e shohin në YouTube performancën e tyre, e shohin të kuruar atë, kurse ne këtu nuk kurojmë asnjë gjë. Ne shohim çdo hap, të cilin njerëzit nuk e shikojnë në shtëpi”, është shprehur Valbona.

Kjo gjë u kundërshtua nga Bora e cila u shpreh se produksioni nuk bën asnjë kurim dhe nuk ndërhyn në performancat e konkurrentëve.

Pas këtij debati ka reaguar menjëherë Monika e cila ka ironizuar moderatoren.

“Po na dhurojnë nga një çudi më vete, se spektakël nuk është se po na bëjnë, por hajde, nejse.

Po 4 muaj mi zemër, moj bukuri, moj dashuri nuk fole, nuk debatove, nuk the një mendim tëndin, tani e gjete të debatosh me yllin më të bukur të Shqipërisë? Bobin?

Zemër, është Bobi ajo, është e bukur e lindur”, është shprehur aktorja në InstaStory.

Linku: https://www.instagram.com/stories/monikalubonja/2995315306995103336/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/monikalubonja/