Home ShowBiz Hana feston ditën e lindjes, Mozzik dhe Loredana emocionojnë me dedikimet e veçanta
Hana feston ditën e lindjes, Mozzik dhe Loredana emocionojnë me dedikimet e veçanta
0

Hana feston ditën e lindjes, Mozzik dhe Loredana emocionojnë me dedikimet e veçanta

0
0

Hana sot feston 4 vjetorin e saj të lindjes.

Në këtë ditë të veçantë për të nuk munguan urimet nga ish-çifti Mozzik Loredana.

Dyshja e njohur kanë uruar vajzën e tyre të vogël përmes postimeve në llogaritë e tyre në Instagram.

Loredana ka ndarë një video teksa shihet përkrah Hanës, në të cilën përmblidhen disa momente të veçanta së bashku.

Krahas postimit nuk ka munguar as dedikimi prekës i saj.

Gëzuar ditëlindjen fëmija im. Nuk di të qesh apo të qaj, kam një ndjenjë përbrenda që nuk e përshkruaj dot kur përmendet emri yt. Hana jeta ime është shumë e shëmtuar ndonjëherë dhe vetëm ti mund ta bësh të bukur. Ti je arsyeja pse jam e motivuar, ti je e vetmja arsye pse jam e fortë. Zoti ka qenë i mirë me mua kur ti erdhe në këtë botë, çfarë bëra për ta merituar. Mund të mos jem një mama “normale” por Hana ti duhet ta dish që po bëj më të mirën time që të të bëj të lumtur. Bëj më të mirën që të jem mamaja më e mirë në botë. Të dua më shumë se Zoti i dashur. Ti je jeta ime, fryma ime, gjithçka e imja. Nuk mund të jetoj pa ty dhe nuk dua të jetoj pa ty. Të lutem rri me mua përgjithmonë, je gjithçka për mua”, shkruan reperja.

Nga ana tjetër Mozzik ka postuar një InstaStory ku shkruan se përpara 4 vitesh Hana e ka bërë njeriun më të lumtur.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CmSY_qzJaYk/?utm_source=ig_web_copy_link https://www.instagram.com/stories/mozzik/2995565389113408524/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClyS4FmotbY/