Home ShowBiz La pas të kaluarën me Semin, Bojken Lako pranon romancën e re
La pas të kaluarën me Semin, Bojken Lako pranon romancën e re
0

La pas të kaluarën me Semin, Bojken Lako pranon romancën e re

0
0

Bojken Lako është një nga artistët më të njohur për publikun shqiptar.

Në mediat rozë është përfolur shumë edhe për marrëdhënien e tij me këngëtaren Semi Jaupaj, e cila ka qënë një nga banoret në sezonin e parë të “Big Brother VIP”.

Bojken ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”.

Gjatë intervistës ai është pyetur nga moderatori nëse është në një lidhje dhe artisti e ka pranuar pa dhënë shumë detaje.

“Nuk i bëj shumë publike, jam në një marrëdhënie shumë të bukur. Nuk kam reaguar, nuk i bëj shumë publike gjërat, nuk dua ta bëj shumë publike”, është shprehur Bojken.

Ndërsa për sa i përket vetë Semit ai është shprehur se vazhdon të ruajë raporte të mira me këngëtaren.

Nuk ka ndonjë ndjesi të veçantë. Unë kështu i kam pasur ndjesitë në jetë, i vlerësoj njerëzit për vlerat që kanë. Kjo është diçka që e ndjej. Po ashtu kam edhe mbështetje. Edhe partnerja ime është shumë open mind, e vlerëson, nuk bëhet pengesë”, ka përfunduar kantautori.

Linku: https://youtu.be/rjUdOXkOd4w

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ch2vERQt0Hp/