Home ShowBiz Noizy nuk di të ndalet, kënga e tij më e re thyen rekord të jashtëzakonshëm në UK
Noizy nuk di të ndalet, kënga e tij më e re thyen rekord të jashtëzakonshëm në UK
0

Noizy nuk di të ndalet, kënga e tij më e re thyen rekord të jashtëzakonshëm në UK

0
0

Noizy është padyshim një nga reperët më të suksesshëm në të gjithë estradën shqiptare, madje edhe përtej kufijve.

Suksesi i tij është i dukshëm pasi të gjitha projektet muzikore sapo lançohen jo vetëm që arrijnë miliona dëgjueshmëri, por kthehen në hite që i mbijetojnë kohës gjatë.

Së fundmi reperi shumë i dashur për publikun shqiptar ka publikuar një tjetër projekt me titull “Fatos Nano”.

Kënga vetëm në pak ditë publikim ka arritur të rrëmbejë zemrat e dëgjuesve përtej kufijve të Shqipërisë.

“Fatos Nano” ka arritur gati 1.5 milion dhe dominon listën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky sukses është patjetër i merituar për këtë artist që nuk rresht së dhuruari trende për publikun shqiptar dhe jo vetëm.

Linku i këngës: https://youtu.be/AwGsSvOwqd8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CmzSgqaoHCP/?utm_source=ig_web_copy_link