Home ShowBiz Pas deklaratave të dashurisë për Keisin, Stresi shfaq ‘shqetësimin’ tjetër brenda BBVK
Pas deklaratave të dashurisë për Keisin, Stresi shfaq ‘shqetësimin’ tjetër brenda BBVK
0

Pas deklaratave të dashurisë për Keisin, Stresi shfaq ‘shqetësimin’ tjetër brenda BBVK

0
0

Reperi i njohur, Stresi nuk ka ngurruar të përmend ish-bashkëshorten e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.

Edhe pse kishin disa kohë që ishin ndarë Stresi ka befasuar me deklaratat dhe kërkesat që i bënte Keisit.

Mirëpo së fundmi reperi ka shfaqur hapur një tjetër shqetësim që e mundon.

“A je burrnesh, çoje një mesazh, thuaj të uroj suksese në lojë. Mos më lër mua me kokë varur. Jepe ti një mesazh, thuaj unë kam jetën time, të uroj të gjesh më të mirat e jetës”, është shprehur Stresi.

Më tepër ai është shprehur se i frikësohet vetes se mos tundohet nga ndonjë vajzë tjetër.

“Ia ka frikën shumë këtij reality-show. A e din çfarë do të thotë të vijë një vajzë e mirë dhe të të pëlqejë. Jam burrë. Ia kam frikën ndjenjave”, ka përfunduar ai.

Linku: https://www.instagram.com/tv/Cm6kNfdqP0Z/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CmHC5BroDXZ/?utm_source=ig_web_copy_link