Home ShowBiz Ja si e përjetuan ‘dasmën’ me Luizin të afërmit e Kiarës, rrëfehet tezja dhe mikesha e ngushtë
Ja si e përjetuan ‘dasmën’ me Luizin të afërmit e Kiarës, rrëfehet tezja dhe mikesha e ngushtë
0

Ja si e përjetuan ‘dasmën’ me Luizin të afërmit e Kiarës, rrëfehet tezja dhe mikesha e ngushtë

0
0

Dasma e Luizit dhe Kiarës mbërtheu të gjithë publikun përpara ekranit.

Emocionet qenë të shumta dhe u komentuan tepër në rrjet.

Mirëpo të gjithë ishte gjithë sy e vesh në reagimet publike të familjarëve apo të afërmëve të protagonistëve.

Së fundmi ka qënë të ftuara në emisionin e pasdites, “Ftesë në pesë” dy nga personat më të afërt të moderatores.

Mikeshja e saj, Liesa Haxhiasllani dhe tezja e moderatores kanë treguar si e kanë parë mbrëmë Kiarën dhe ndjesitë që përjetuan.

“Unë e shoh shumë mirë Kiarën, nuk dua të flas për më shumë se ajo do e thotë vetë kur të dalë. Kiara e ka pasur ëndërr gjithmonë të bëj një dasmë shumë të madhe dhe mendoj se qau se është tip i ndjeshëm, edhe ne kemi qarë kur e pamë. Halla e Kiarës më tha që në Lushnjë janë hedhur fishekzjarre mbrëmë për Kiarën dhe Luizin. Mendoj që Kiara e kishte menduar këtë puthje që në momentin kur u vendos dasma. Luizi ka treguar shembullin e një mashkulli që do të donte secila ta kishte. Luizi ia ka bërë shumë të bukur këtë ‘Big Brother’ Kiarës”, u shpreh tezja e Kiarës.

“Momenti i mbrëmshëm ka qenë momenti kur Kiara e ka ndjerë ta bëjë se ajo nuk bën gjë pa e ndjerë. U duk si fundi i filmave të “Disney” kur puthet princesha me princin. Unë isha duk ecur dhe në atë moment u ça telefoni. Shkëlqente mbrëmë kishte një nur. Kjo nuk quhet dasmë e vërtetë, është dasma e gjithë shqiptarëve”, shtoi nga ana tjetër shoqja e ngushtë e moderatores, Liesa Haxhiasllani.

Linku:https://youtu.be/Px-qXea3TRU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClbRztJLti2/?utm_source=ig_web_copy_link