Home ShowBiz Banorë të rinj në “Big Brother VIP”? Moderatorja e njohur pritet t’i bashkohet shtëpisë së famshme
Banorë të rinj në “Big Brother VIP”? Moderatorja e njohur pritet t’i bashkohet shtëpisë së famshme
0

Banorë të rinj në “Big Brother VIP”? Moderatorja e njohur pritet t’i bashkohet shtëpisë së famshme

0
0

Loja në “Big Brother VIP”, sa po vjen e po bëhet më e fortë.

Gjatë spektaklit të sotëm pritet që në shtëpinë e famshme të hyjnë banorë të rinj.

Mes tyre mendohet të futet dhe moderatorja e njohur, Arjola Shehu.

Së fundmi burime pranë “Top Channel” kanë treguar ekskluzivisht për “Iconstyle” që produksioni i ka dërguar një ftesë për t’u bërë pjesë e “Big Brother Vip”, një moderatoreje mjaft të njohur shqiptare.

Bëhet fjalë për Arjola Shehun, e cila aktualisht është e angazhuar me një emision mëngjesi në një tjetër televizion.

Mirëpo duke pasur parasysh angazhimet e saj, mund të thuhet se përgjigja e ftesës mund të jetë negative, megjithatë nuk mund të thuhet me siguri.
Gjithashtu kujtojmë që Bledi Mane, Dijonis Biba, Alandy (partneri i Palomës) dhe Keisi Medini, janë katër emrat më të përfolur për t’u bërë sonte pjesë e “Big Brother Vip”.

Linku: IconStyle

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/