Home ShowBiz Ia mori hakun, ja si reagoi Efi pas nominimeve të Luizit
Ia mori hakun, ja si reagoi Efi pas nominimeve të Luizit
0

Ia mori hakun, ja si reagoi Efi pas nominimeve të Luizit

0
0

Efi dhe Luizi kanë qënë një nga dyshet më të forta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Rrugëtimi i Efit përfundoi tepër herët pasi kjo e fundit u nominua së bashku me Luizin dhe Kiarën nga Dea Mishel.

Mirëpo pas kaq shumë kohë dhe kërkesash nga ana e tij, Luizit i vjen mundësia për të dërguar tre banorë në nominim.

Përmes kutisë së Pandorës ai realizon një takim me dy miqtë e tij më të ngushtë dhe vendos në nominim, Oltën, Kristin dhe Armaldon.

Menjëherë pas kësaj ka zgjedhur të reagojë Efi.

Ajo ka postuar një video në të cilën shfaqeshin të gjitha momentet ku disa nga banorët e përzgjedhur kanë përfituar mundësinë për të vendosur në nominim tre banorë të tjerë, ku në të ishte përfshirë dhe momenti kur Luizi bëri zgjedhjen e tij.

“ Luiz Ejlli të dua”, shkruan ajo krahas videos.

Linku: https://www.instagram.com/stories/efi.dhedhes/3051725804315816703/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgZzSQ9ItmU/