Home Lifestyle Parashikimi i motit, 8 mars 2023
Parashikimi i motit, 8 mars 2023
0

Parashikimi i motit, 8 mars 2023

0
0

Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike parashikohet të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit në orët e para të ditës duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat lindore.

Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të bëhen më të dukshme, ku herë pas here do të krijojnë mundësi për reshje të pakta izoluara shiu kryesisht në zonat veriore dhe veriperëndimore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Linku:MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com