Home Lifestyle Parashikimi i motit, 11 mars 2023
Parashikimi i motit, 11 mars 2023
0

Parashikimi i motit, 11 mars 2023

0
0

Sipas MeteoAlb mbeten vranësirat e shpeshta prezente në vendin tonë, ku më të dukshme pritet të jenë në pjesën e parë të ditës duke sjellë dhe reshje të pakta në të gjithë territorin, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore.

Por mesdita dhe orët vijuese do të sjellin përmirësim gradual të motit në Shqipëri, duke bërë që në territor të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zonat Jugore dhe Qëndore. Ndërsa në Veri, deri në orët e mbrëmjes do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësira për reshje të afatshkurtra.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com