Home ShowBiz Kristi ‘hap zemrën’, rrëfen si po përjeton ndarjen nga Keisi
Kristi ‘hap zemrën’, rrëfen si po përjeton ndarjen nga Keisi
0

Kristi ‘hap zemrën’, rrëfen si po përjeton ndarjen nga Keisi

0
0

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, është realizuar darka e të nominuarve.

Olta, Kiara, Kristi dhe Qetsori kanë diskutuar rreth dinamikave të ndryshme të ndodhura brenda shtëpisë së famshme, teksa konsumonin darkën së bashku.

Kiara nuk ka hezituar për ta pyetur Kristin se si po e përjeton distancimin dhe shkëputjen e Keisit ndaj tij.

Kristi është shprehur se sipas tij lidhja e tyre nuk mund të funksiononte në atë mjedis toksik që është krijuar brenda shtëpisë së famshme.

“Jo gjithmonë koha e tregon se si e rikuperon ti. Janë shumë elementë. Shtëpia e “BBV” është në kërkim të më nxjerrë mua fajtor, që unë kam qenë “fake”.

Keisi ishte shumë konfuze dhe ma transmetonte atë. Mënyra se si rrinte, nuk merrte iniciativa më vetë. Nuk ishte e lehtë se ishte një javë shumë e ngarkuar që ishte ai nominimi si dënim. Pashë që në këtë ambient toksik ne do ta kishim shumë të vështirë të ndërtonim marrëdhënien tonë.

Për ne është tepër të vazhdojmë në këtë ambient. Më mirë ta lejmë për tani”, është shprehur Kristi.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CqBvdSptHsP/?utm_source=ig_web_copy_link

Burmi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChMoPS2tcLSNkk69sNwOxybr7KaKqsX7MsNk4g0/