Home ShowBiz Melisa dhe Mbresa prishin miqësinë e tyre, shkak bëhet Blasta për këtë arsye
Melisa dhe Mbresa prishin miqësinë e tyre, shkak bëhet Blasta për këtë arsye
0

Melisa dhe Mbresa prishin miqësinë e tyre, shkak bëhet Blasta për këtë arsye

0
0

Melisa dhe Mbresa kanë qënë dy nga banoret më të afërta me njëra-tjetrën gjatë rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP Kosova”.

Vajzat janë parë të ndajnë orë të tëra së bashku teksa qëndronin brenda shtëpisë së famshme.

Miqësia e tyre, pritej të ishte po aq e fortë edhe pas daljes nga formati i njohur, mirëpo mesa duket nuk ndodhi kështu.

Gjithçka nisi të dyshohet pasi Melisa hoqi atë dhe Blastën nga Instagrami i saj.

Së fundmi gjatë një dalje të tij këngëtari ka zbuluar se mund të jetë ai shkaku pse vajzat kanë prishur miqësinë e tyre.

Ai ka zbuluar ndër të tjera se me të dyja ish-banoret kanë pasur njohje të shkurtra, me Mbresën përpara BB, ndërsa me Melisën pas tij.

“E vërteta qëndron kështu. Unë me Mbresën e kemi pasur kohë para “Big Brother-it” një lidhje të shkurtër, nëse mund t’i themi kështu.

Të ngjashme e kam pasur me Melisën pas “Big Brother”. Kur kemi dalë jashtë, Melisës i kam treguar që kam pasur një lidhje me Mbresën më herët.

Arsyeja përse nuk ia kam përmendur në “BBVK” është sepse nuk kam pasur dëshirë të ndikoj në lojë dhe nuk është krenari. A jam molla e sherrit apo jo? Nuk e di.

A mundem me qenë njëra nga arsyet. Ndoshta. Këtë duhet ta sqarojnë ato”, është shprehur Blasta.

Linku: https://youtu.be/cgo6TUIXIlc

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/