Home ShowBiz Nuk di të ndalet, Taylor Swift rrëmben çmimin e rëndësishëm në “iHeart Radio Music Awards”
Nuk di të ndalet, Taylor Swift rrëmben çmimin e rëndësishëm në “iHeart Radio Music Awards”
0

Nuk di të ndalet, Taylor Swift rrëmben çmimin e rëndësishëm në “iHeart Radio Music Awards”

0
0

Taylor Swift u nderua së fundmi me çmimin Innovator në “iHeart Radio Music Awards” në Los Angeles.

“Jam shumë e kënaqur nga ky çmim. Kështu që faleminderit shumë iHeart që ma dhatë këtë,” filloi Swift në fjalimin e saj të pranimit teksa doli në skenë.

“Unë kurrë, as edhe një herë, nuk u zgjova në mëngjes dhe mendoja, ‘E dini çfarë do të bëj sot? Do të shkoj të rinovoj disa gjëra’”, tha ajo me shaka. “‘Gjërat duhet të inovohen dhe unë do të jem ajo që do ta bëjë këtë’. Por ajo që bëra ishte të përpiqesha të merrja vendimin e duhur për mua në atë kohë, pavarësisht nëse ishte bërë apo jo me sukses më parë.

“Dhe unë mendoj se ndoshta ky mund të jetë çelësi, sepse shpesh në çdo industri, njerëzit kërkojnë të dhëna që tregojnë se kjo ide është e mirë ose e realizueshme. Njerëzit duan një shembull të diçkaje që funksionon më parë. Por unë mendoj idetë apo zgjedhjet më të lezetshme janë ato të rejat, ato që krijojnë një precedent të ri”, shtoi Swift.

Ajo iu referua kalimit të zhanrit të saj nga country në pop, si dhe vendimit të saj për të riregjistruar muzikën e saj, për të cilën publiku e mbështeti me duartrokitje. “Ata janë duke ndriçuar zgjedhjet që kam bërë që kanë funksionuar, ato që kanë rezultuar të jenë ide të mira”, vazhdoi ajo. “Por unë me të vërtetë dua që të gjithë ta dinë se mijëra ide të kota që kam pasur janë ato që më çuan në idetë e mia të mira. Ju duhet t’i jepni vetes leje për të dështuar.  Faleminderit shumë për këtë”, përfundoi artistja. Swift u nominua për shtatë çmime duke përfshirë këngën e vitit, artistin e vitit, tekstin më të mirë, videoklipin më të mirë.

Linku: https://people.com/music/taylor-swift-accepts-innovator-award-2023-iheartradio-music-awards/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cp3QUrJuA0w/?utm_source=ig_web_copy_link