Home ShowBiz “Jam artiste jo kriminele” Elsa Lila rrëfen momentet e vështira të arrestimit
“Jam artiste jo kriminele” Elsa Lila rrëfen momentet e vështira të arrestimit
0

“Jam artiste jo kriminele” Elsa Lila rrëfen momentet e vështira të arrestimit

0
0

Elsa Lila do të mbetet padyshim një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar.

Para një viti opinioni publik u shokua me lajmin për arrestimin e saj pasi pretendohej se mund të ishte pjesë e një grupi trafiku droge.

Mirëpo pas lirimit të saj ajo u rikthye në “Festivalin e Këngës” ku rrëmbeu çmimin e parë.

Së fundmi Elsa ka folur për momentet e vështira të arrestimit të saj.

“Atë mëngjes të tmerrshëm, 16 mars 2022 ndërkohë që unë flija paqësisht në orën 5 të mëngjesit, flija së bashku me vajzën time përqafuar, më paraqiten në shtëpi 7 policë të armatosur deri në dhëmbë. Përdhunojnë shtëpinë time deri në detaje dhe gjejnë vetëm libra, vepra arti, instrumente muzikore dhe lodra fëmijësh. Më shihnin si të çuditur, sepse kërkonin diçka në shtëpinë time që nuk ekzistonte dhe unë i pyesja vazhdimisht, u thoja: “Çfarë po kërkoni në radhë të parë nga unë dhe çfarë po kërkoni këtu”? “Këtu nuk ka asgjë”! Një proces verbal ku rezultonin të sekuestruar vetëm celulari im dhe iPad-i i vajzës time. Çdo gjë ishte absurde. Pra nuk gjendet asgjë në shtëpinë time. Nuk gjendet asgjë në telefonin tim. Nuk gjendet asgjë përsa i përket figurës time. Nuk kishte asgjë në lidhje me figurën time, por përsëri ata duhet të ekzekutonin urdhrin për të më çuar atje ku më çuan.

Nuk dua të flas për dy javët e izolimit, sepse ka qenë një eksperiencë gati kafshërore, jo njerëzore. Po mundohem të përmbledh gjithë këto kujtime dhe histori në një libër. Po shkruaj një libër dhe do t`i tregoj më në mënyrë të detajuar në këtë libër kur të jetë.

Komunikimi i parë! Kisha një refren që ishte: “Jam e pafajshme”! Nuk kam reshtur së thëni këtë gjë. “Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme”! “Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme, nuk kam bërë asgjë. Përse jam këtu”? Do të ta shpjegojmë kur të vijë avokati yt! Unë nuk kisha asnjë avokat. Jam futur atje brenda pa avokat, sepse kurrë në jetën time nuk më është dashur një avokat për jetën që kam bërë. Nuk kam pasur nevojë. Avokatin e kam takuar pas tre javëve. Është një rast i rrallë, sepse zakonisht më tregojnë se kur ndodhin këto gjëra, avokati ka të drejtë të shkojë të takojë klientin e tij menjëherë. Unë e kam takuar pas 3 javëve, e para sepse nuk kisha një avokat dhe deri sa u gjet nga miqtë e mi dhe nga familja ime të cilët ishin jashtë këtij lloj ambienti dhe ka qenë e vështirë dhe për ta që të gjenin dikë të ndershëm që të më ndihmonte. Pra refreni im ishte: “Jam e pafajshme! Jam e pafajshme!”, ka zbuluar artistja.

Linku: Tirana Post

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Clt1BkisBGe/?utm_source=ig_web_copy_link