Home ShowBiz Çmendën fansat me puthjen në Tokio, Emily Ratajkowski ndan detajet e lidhjes me Harry Styles
Çmendën fansat me puthjen në Tokio, Emily Ratajkowski ndan detajet e lidhjes me Harry Styles
0

Çmendën fansat me puthjen në Tokio, Emily Ratajkowski ndan detajet e lidhjes me Harry Styles

0
0

Emily Ratajkowski është duke zbuluar më shumë detaje rreth marrëdhënies së saj me Harry Styles, duke përfshirë edhe kohëzgjatjen e romancës së përfolur, pasi u fotografuan së bashku duke ndarë një puthje pasionante në Tokio.

Gjatë një interviste në podcastin ‘My Body’, e cila u publikua dy javë përpara se një fans të filmonte takimin mes dyshes, modelja foli për lidhjen e saj të re, pa diskutuar për identitetin e personit me të cilin kishte dalë.

“Sapo fillova të takohem me dikë që mendoj se më pëlqen, kështu që është ndryshe,” tha ajo në intervistë, duke shpjeguar se ata kanë dy muaj që takohen.

Ajo vazhdoi, “Unë shpresoj që të takohem me dikë që do më jap shumë nga jeta e tij dhe të parandalojë problemet që kam pasur më parë.” Modelja e përshkroi personin me të cilin po takohej si “një lloj i shkëlqyeshëm”, vetëm disa ditë pasi puthja me këngëtarin u bë virale.

Duket se këngëtari është shumë i emocionuar për lidhjen e re, megjithatë modelja mund të mos jetë gati të hyjë në një romancë serioze, pasi po shijon beqarinë pas divorcit me ish-bashkëshortin Sebastian Bear-McClard.

Një burim i afërt zbuloi për Us Weekly se “Harry ka qenë gjithmonë shumë i tërhequr nga Emily” dhe ai është “i emocionuar” që ka një shans me modelen. Insajderi vazhdoi duke thënë se “Emily nuk po kërkon asgjë serioze”, dhe ajo “thjesht po përpiqet të jetojë jetën e saj më të mirë beqare dhe të argëtohet”.

Linku: https://www.hola.com/us/celebrities/20230404344383/emily-harry-romance-details/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWQwxcQL4WF/?utm_source=ig_web_copy_link