Home ShowBiz U tha se do të futej mes Kiarës dhe Luizit në BBV, miku i Butrintit zbulon më shumë
U tha se do të futej mes Kiarës dhe Luizit në BBV, miku i Butrintit zbulon më shumë
0

U tha se do të futej mes Kiarës dhe Luizit në BBV, miku i Butrintit zbulon më shumë

0
0

Miku i Butrint Imerit, DJ Adam Reeves ka qenë i ftuar së fundmi në Top Albania Radio.

Kujtojmë se Adam ka qenë përfolur për të hyrë në Big Brother Vip.

Madje një pjesë mendonin se DJ do të ndërhynte në raportin e Luizit dhe kiarës.

Adam ka treguar se miku i tij Butrinti e ka përjetuar jo mirë këtë presion mediatik.

‘Është e vërtetë, unë pata marrë një ftesë për “Big Brother”. Por nuk ka qenë e vërtet një skenar i tillë për të hyrë mes Kiarës dhe Luizit. Butrinti ka qenë në një presion të madh për shkak të asaj me çfarë janë marrë portalet. Nuk do futesha për të bërë diçka në raportin Kiara-Luiz. Kiarën e kam parë më mirë me Butrintin.

Kjo që ka tani me Luizin është një lidhje momentale dhe kam përshtypjen që është një lidhje interesash pas rihyrjes së Kiarës. Luizi i ka ndërtuar themelet në këtë spektakël. Mendoj se është një lidhje afatshkurtër. Lidhjet e “BB” nuk është se kanë rezistuar. Lidhja e Kiarës me Butrintin gjithmonë do të përflitet sepse vetë ajo ka shprehur se ka qenë një ndër përjetimet më të mira të saj. Me Butrintin kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Jemi miq e shokë shumë të mirë. Kemi dhe lidhje familjare me njëri-tjetrin.’

Linku: Top Albania Radio

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/butrintimeri/