Home Lifestyle Parashikimi i motit, 25 prill 2023
Parashikimi i motit, 25 prill 2023
0

Parashikimi i motit, 25 prill 2023

0
0

Sipas MeteoAlb, vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të mbeten prezente në Ballkanin Veriperëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin shqiptar.

Parashikohet që të mbetemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu në veri dhe pjesërisht në zonat qëndrore e lindore të vendit tonë.

Ndërsa zonat jugore parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve, kalimeve të vranësirave dhe momenteve të pakta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com