Home ShowBiz Incidenti me Luizin bëri bujë në rrjet, rrëfehet për herë të parë Kejvina Kthella
Incidenti me Luizin bëri bujë në rrjet, rrëfehet për herë të parë Kejvina Kthella
0

Incidenti me Luizin bëri bujë në rrjet, rrëfehet për herë të parë Kejvina Kthella

0
0

Kejvina Kthella bëri shumë bujë me daljen e saj të papritur nga “Big Brother VIP”

Modelja e njohur ka qënë e ftuar përmes një lidhjeje telefonike në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio.

Kejvina ka ndarë përjetime lidhur me eksperiencën e saj në formatin e njohur.

Ajo zbuloi se për të kjo eksperiencë kishte emocione, surpriza dhe të papritura.

“Tani duke qenë se e dimë situatën time, është folur dhe rifolur në fakt edhe pse me të gjithë atë situatën e pakëndshme që ndodhi mund të them që më ka ndihmuar mua në jetën time në marrëdhënie me njerëzit, me situatat dhe gjërat le të themi. Ka bërë një kthesë goxha si me dashje si padashje “Big Brother”-i në jetën time”, ka treguar Kejvina.

Modelja iu rikthye edhe njëherë incidenti me Luizin duke treguar sërish se përtej kësaj ajo e konsideron si një mik të ngushtë.

“Dje Luizi në shtëpi së bashku me banorët e tjerë po tregonte me një siguri se po mos të kishte ndodhur ajo situatë Kejvina do të ishte në finale absolutisht.

Ashtu mendoj edhe unë. Më vjen shumë keq dhe shumë herë e mendoj se si ndodhi ai moment. Nuk e di thjesht nuk e mbaj mend atë moment”, është shprehur modelja.

Linku: https://www.youtube.com/@TOPALBANIARADIOLIVE

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/ChaWNyHruvr/