Home ShowBiz E kryqëzuan pse nuk i doli në mbrojtje Kiarës gjatë Prime, reagon Ronaldo Sharka
E kryqëzuan pse nuk i doli në mbrojtje Kiarës gjatë Prime, reagon Ronaldo Sharka
0

E kryqëzuan pse nuk i doli në mbrojtje Kiarës gjatë Prime, reagon Ronaldo Sharka

0
0

Spektakli i kaluar i “Big Brother VIP” ka qënë i mbushur plot me tensione dhe dinamika.

Gjatë Prime Kiara është përballur me shumë kritika nga opinionistët.

Mirëpo për këtë situatë të vështirë publiku ka kryqëzuar edhe Ronadon, ku sipas tyre duhet ta mbronte moderatoren sadopak.

I ftuar në “Wake Up”, Ronaldo i ka dhënë një përgjigje të gjithëve duke u shprehur se Kiara është mjaft e rritur për të mbrojtur veten dhe se nuk dëshironte të bëhej protagonist në një situatë që i përkiste asaj.

“Unë nuk kam shkruar aty në bio që jam ministri i Mbrojtjes. Me Kiarën na lidh një marrëdhënie e mirë që kemi kaluar brenda në shtëpi, jemi takuar disa herë jashtë, kemi komunikuar dhe jemi shokë që po vazhdojmë këtë raportin e nisur nga “Big Brother”. Unë mendoj që ndonjëherë edhe njerëzit që i kemi xhan vërtet, duhet t’i lëmë edhe të vetëmbrohen. Në shtëpi kishte fatin që me dominancën e tij shpesh e mbronte dhe Luizi, por Kiara është vajzë e rritur, është moderatorë e njeh televizionin, i njeh situatat dhe ishte situata e saj, nuk doja të bëhesha protagonist me një situatë që nuk më përket dhe nuk dua ndonjëherë të mbroj njerëzit që shoh se mund të vetëmbrohen dhe mu duk e tepërt ndërhyrja, prandaj nuk e bëra”, është shprehur Ronaldo.

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CrgsYJINGbU/?utm_source=ig_web_copy_link