Home ShowBiz Suportoi lojën e tij brenda “Big Brother VIP”, Noizin tregon pse e mbështeti hapur Luizin
Suportoi lojën e tij brenda “Big Brother VIP”, Noizin tregon pse e mbështeti hapur Luizin
0

Suportoi lojën e tij brenda “Big Brother VIP”, Noizin tregon pse e mbështeti hapur Luizin

0
0

Personazhet e këtij edicioni të “Big Brother VIP” kanë rrëmbyer jo pak zemrat e publikut dhe jo vetëm.

Shumë figura të njohura kanë mbështetur hapur banorët e preferuar të tyre, ku një nga ata ka qënë edhe Noizy.

Reperi shumë i dashur për publikun ka mbështetur hapur Luizin, i cili u shpall fitues i BBV.

Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP, ku  Noizy ka treguar gjithashtu arsyen se pse ka mbështetur kaq shumë Luizin në lojën e tij.

“Pak para shkëmbeva 2 muhabete me Luizin, e mbështeta se e ndjeva që ja vlen, ka sakrifikuar shumë për lojën.

Mundt ë them që është lojtari i vetëm që ka bërë çdo gjë për lojën, thash t’i japim pak mbështetje nga ana jonë e presim mund të bëjmë një bashkëpunim më vonë…” tha ai.

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CrTTo04IP88/?utm_source=ig_web_copy_link