Home ShowBiz “Hyre si tigër dhe dole si lepurush” Olta Gixhari nuk e kursen aspak Bledi Manen
“Hyre si tigër dhe dole si lepurush” Olta Gixhari nuk e kursen aspak Bledi Manen
0

“Hyre si tigër dhe dole si lepurush” Olta Gixhari nuk e kursen aspak Bledi Manen

0
0

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar pjesa e parë e “Post Big Brother VIP”.

Banorët të pozicionuar përballë njëri-tjetrit kanë diskutuar çështjet më pikante të ndodhura mes tyre në shtëpinë e famshme

Një nga diskutimet më të ashpra ka qënë edhe ai mes Olta Gixharit dhe Bledi Manes.

Ka qënë fillimisht Bledi ai, i cili ka nisur diskutimin duke u shprehur se nuk është aspak dakord me opinionet e çiftit Luiz Kiara.

“Nuk dua të bëhem pjesë e gjyqit popullor që i bëni ju çiftit, çifti i ri i sapomartuar ka nevojë të ketë kohën e vet, nuk më pëlqejnë këto lloj agresionesh ndaj të dyve, se e duan njëri-tjetrin, se nuk e duan, nuk u futem dot në lëkurë.

Ajo që më shqetëson është agresiviteti i lojtarëve, ndërkohë që brenda shtëpisë ishin ushtarë të Luizit”, është shprehur ai.

Kaq ka mjaftuar që Olta të ndezi debatitin duke e cilësuar bledin si një ‘lepurush’ dhe e akuzoi si shpifës.

“Ti pra që hyre si tigër, dhe dole si lepurush kur unë të vura në zarf të jkuq, kur dola nga jashtë pashë histerinë që bëhej për Luizin, herën e dytë u bëre ushtari i Luizit.

Ti ke shpifur, je një shpifës, ti që bën sikur prishe bërthamën. Ik ore nga studio”, ka thënë ajo.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cr8jGMfN5mr/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==