Home ShowBiz “Do të padis këdo që më rikrijon zërin”, Ice Cub kërcënon inteligjencën artificiale
“Do të padis këdo që më rikrijon zërin”, Ice Cub kërcënon inteligjencën artificiale
0

“Do të padis këdo që më rikrijon zërin”, Ice Cub kërcënon inteligjencën artificiale

0
0

Ice Cube ka kërcënuar se do të padisë këdo që përpiqet të përdorë inteligjencën artificiale (AI) për të rikrijuar zërin e tij.

Reperi 53-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është O’Shea Jackson Sr, mori pjesë në një debat rreth njerëzve që përdorin AI për të rikrijuar këngë të rreme dhe zëra artistësh.

Megjithëse njerëzit shtyhen për ta përdorur atë për krijimin dhe përmirësimin e imazheve, videove, tingujve apo aspekteve të tjera të jetës, një nga pikat e kritikave për inteligjencën artificiale, e njohur ndryshe si “AI” (artificial inteligence) është krijimi muzikës së rreme apo i zërit të artistit.

Në rrjetin TikTok, përdoruesit mund të gjejnë versione AI të këngëve të tyre të preferuara nga këngëtarë të ndryshëm.

 

Linku: https://www.independent.co.uk/arts-entertainment/music/news/ice-cube-artificial-intelligence-voice-b2343390.html

Foto: Instagram