Home ShowBiz Kanë menduar të lënë muzikën? Mc Kresha dhe Lyrical Son japin përgjigjen e papritur
Kanë menduar të lënë muzikën? Mc Kresha dhe Lyrical Son japin përgjigjen e papritur
0

Kanë menduar të lënë muzikën? Mc Kresha dhe Lyrical Son japin përgjigjen e papritur

0
0

Mc Kresha dhe Lyrical Son janë dy nga reperët më të dashur dhe të ndjekur nga publiku.

Së fundmi ata kanë qënë të ftuar për një intervistë në “Top Albania Radio” ku ndër të tjera kanë folur për karrierën e tyre dhe surprizat për publikun.

Dyshja e njohur prej shumë vitesh tashmë numrojnë dhjetra hite, por të pyetur nëse është e vërtetë që po mendojnë të largohen nga muzika ata kanë befasuar me përgjigjen e tyre.

“Ne e shohim muzikën Hip Hop njësoj si sportin. Nuk mund të bësh muzikë Hip Hop deri 50-60 vjeç. Vjen një moment kur thua ‘jam në rregull’. Duhet t’u vijë radha të tjerëve, gjeneratave që do vijnë. Shpresojmë që do të jenë më të mirë se ne dhe të lënë më shumë gjurmë se ne”, janë shprehur artistët.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0ytnN1hMrF/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==