Home ShowBiz Triumfoi në “Netët e Klipit Shqiptar”, reagon për herë të parë Ronela Hajati
Triumfoi në “Netët e Klipit Shqiptar”, reagon për herë të parë Ronela Hajati
0

Triumfoi në “Netët e Klipit Shqiptar”, reagon për herë të parë Ronela Hajati

0
0

Ronela Hajati është një nga artistet më të dashura dhe të përfolura të estradës sonë.

Ajo tashmë numëron shumë vite në karrierën e saj muzikore ku shumë nga projektet e saj muzikore janë pëlqyer nga publiku duke u kthyer në hite.

Së fundmi Ronela ka triumfuar edhe në kompeticionin muzikor “Netët e Klipit Shqiptar”, i cili është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Ulqin.

Në të kanë qënë të ftuar shumë yje të njohur shqiptare dhe jo vetëm.

Në këtë edicion të 20 të këtij festivali madhështor që tashmë është kthyer në traditë, Ronela Hajati ka rrëmbyer plot 6 çmime.

Përmes disa fotove në llogarinë e saj në Instagram, Ronela Hajati ka reaguar duke u shprehur tejet e kënaqur për vlerësimet e marra.

“TQR” fitoi videon më të mirë në të gjithë komponentët dhe unë jam zyrtarisht fituese e edicionit të 20-të @neteteklipitshqiptar. Edhe pse shiu nuk na la rehat ky është një moment i lezeçem me kupat e mia Faleminderit nga zemra”, shkruan ajo.

Linku: https://www.instagram.com/p/CswuyuTIxM_/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CqNmW0honAZ/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==