Home Sport Leonel Messi largohet nga PSG pas dy viteve
Leonel Messi largohet nga PSG pas dy viteve
0

Leonel Messi largohet nga PSG pas dy viteve

0
0

Është zyrtare, koha e Lionel Messit me Paris Saint-Germain ka marrë fund.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të largohet nga klubi francez pas dy vitesh, konfirmoi trajneri i PSG-së, Christophe Galtier.

‘Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Ndeshja kundër Clermont do të jetë ndeshja e fundit e Leos në Parc de Princes,” tha ai. PSG fitoi titullin e 11-të të Ligue 1 fundjavën e kaluar.

Ende nuk dihet se ku do të luajë më pas Messi; ESPN raportoi në prill se ai po konsideronte një lëvizje në Al Hilal të Arabisë Saudite, klubi rival i Al Nassr ku aktualisht luan Cristiano Ronaldo.

Messi u largua nga Barcelona, klubi i tij prej një kohe të gjatë, në vitin 2021 pasi klubi njoftoi se nuk kishte vend brenda kufijve të pagave të LaLiga-s për ta nënshkruar atë. Në verën e vitit 2021, ai iu bashkua PSG-së me një kontratë dyvjeçare me vlerë 30 milionë euro në vit, me një opsion për një vit të tretë.

Derisa u largua nga Barcelona në vitin 2021, Messi kaloi 20 vjet me ekipin katalanas, ku fitoi 34 trofe, duke përfshirë dhjetë tituj të La Ligës, shtatë tituj të Copa del Rey dhe tre UEFA Champions League.

Linku: https://www.sportico.com/personalities/athletes/2023/lionel-messi-leaves-psg-1234724614/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/leomessi/

tags: