Home Aktualitet Pas akuzave të rënda, gjykata dënon me 30 vite burg aktorin e njohur
Pas akuzave të rënda, gjykata dënon me 30 vite burg aktorin e njohur
0

Pas akuzave të rënda, gjykata dënon me 30 vite burg aktorin e njohur

0
0

Danny Masterson, ylli i “The ’70 Show”, u shpall fajtor për përdhunim në një rigjykim në Los Anxhelos.

Masterson u nxor nga salla e gjyqit me pranga. Aktori 47-vjeçar u dënua me 30 vite burg.

Ai u akuzua se përdhunoi me forcë tre gra, duke përfshirë një të dashurën e tij prej shumë kohësh, në shtëpinë e tij në Hollywood Hills midis 2001 dhe 2003.

Çështja e drogimit të femrave luajti gjithashtu një rol të madh në rigjykim.

Këto akuza datojnë në një periudhë kur Masterson ishte në kulmin e famës së tij, duke luajtur nga viti 1998 deri në vitin 2006 si Steven Hyde në “That ’70 Show” të Fox – shfaqje që bëri yjet e Ashton Kutcher, Mila Kunis dhe Topher Grace.

Linku: https://www.theguardian.com/tv-and-radio/2023/may/31/danny-masterson-that-70s-show-found-guilty-rape

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/explore/tags/dannymasterson/