Home Lifestyle Parashikimi i motit, 6 qershor 2023
Parashikimi i motit, 6 qershor 2023
0

Parashikimi i motit, 6 qershor 2023

0
0

Territori i vendit tonë vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites.

Sipas MeteoAlb pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor duke gjeneruar reshje të pakta e të izoluara shiu në pjesën më të madhe të vëndit, përjashtuar vijën bregdetare ku vranësirat do të jenë të pranishme por nuk priten reshje.

Në zonat malore priten mini-stuhi edhe breshëri. Orët e mbrëmjes do të largojnë vranësirat dhe shirat nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat e ajrit në do të rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke regjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë 11°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Fier, Gjirokastër dhe Elbasan deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3  ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com