Home ShowBiz Nga lidhja romantike me Anna Likën deri te vajza më seksi e BBV, rrëfehet Bjordi Mezini
Nga lidhja romantike me Anna Likën deri te vajza më seksi e BBV, rrëfehet Bjordi Mezini
0

Nga lidhja romantike me Anna Likën deri te vajza më seksi e BBV, rrëfehet Bjordi Mezini

0
0

Bjordi Mezini që prej pjesëmarrjes së tij të hershme në formatin “Big Brother VIP”, nuk iu nda ekranit shqiptar.

Ai vazhdon karrierën e tij si regjisor, por ndërkoh nuk mungojnë edhe daljet e tij televizive.

Rikthimi i tij si konkurrentë pjesëmarrës në formatin “Big Brother VIP” e vendosi atë sërish në vëmendjen e mediave dhe publikut shqiptar.

Së fundmi ai ka qënë i ftuar në emisionin “Ndryshe” në “Top Albania Radio” ku nuk u ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese të Salsano Rrapit dhe Adi Pojanës.

I pyetur se cila nga vajzat e BBV është më seksi, Bjori u përgjigj pa hezituar.

“Nga vajzat më seksi besoj se jeni të gjithë dakord me mua kur them se ishte Olta Gixhari”, u shpreh Bjordi.

Ndërsa nuk la pa përmendur as Valbona Selimllari, për të cilën tha se ajo është vajza më e bukur e showbizit shqiptar.

E për lajmet në lidhje me Anna Likën, duke qeshur Bjordi tha se nuk e din akoma a ka të dashur apo jo.

“Jam i lidhur, kam të dashur? Nuk e di!”, tha ai duke qeshur.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CovGa2Vub9N/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==