Home ShowBiz Pas shumë kohësh, Kylie Jenner ndërron zyrtarisht emrin e të birit
Pas shumë kohësh, Kylie Jenner ndërron zyrtarisht emrin e të birit
0

Pas shumë kohësh, Kylie Jenner ndërron zyrtarisht emrin e të birit

0
0

Kylie Jenner më në fund ka ndryshuar ligjërisht emrin e djalit të saj dhe të Travis Scott.

Pasi Kylie Jenner njoftoi në fillim të këtij viti se ajo dhe Travis Scott zgjodhën emrin e ri për të porsalindurin e tyre, i cili fillimisht u quajt Wolf Jacques Webster ndryshimi i emrit të tij është konfirmuar ligjërisht, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga E!

Dokumentet zyrtare vijnë më shumë se një vit pasi ylli i Kardashians dhe reperi ndryshuan mendjen për emrin që kishin zgjedhur për birin e tyre.

“Emri i djalit tonë nuk është më Wolf,” shkroi Kylie në një postim në Instagram Story në mars. “Ne me të vërtetë nuk ndiheshim sikur atij i përshtatej.

Ajo zbuloi se së bashku me Travis ishin ende duke vendosur se cili emër i përshtatet më së miri djalit të tyre, duke e ndjerë atë dite pas dite.

“Travis në fakt ende e ndryshon emrin e tij disa herë,” zbuloi Kylie gjatë një episodi të shtatorit 2022 të The Kardashians. “Ai do të kthehet dhe do të thotë: “Më pëlqen shumë ky emër”. Dhe pastaj ditën tjetër do të gjejë një tjetër”.

Por pas disa muajsh çifti më në fund vendosi.

Aire  që siç sqaroi Kylie, shqiptohet “AIR” përkthehet në “luan i Zotit” në hebraisht.

Linku: https://www.eonline.com/news/1378260/kylie-jenner-legally-changes-name-of-her-and-travis-scott-s-son-to-aire-webster

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CsPCBD8vIFE/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==