Home ShowBiz Atmosferë dhe hare, Silva Gunbardhi së shpejti me një super kolazh dasmash
Atmosferë dhe hare, Silva Gunbardhi së shpejti me një super kolazh dasmash
0

Atmosferë dhe hare, Silva Gunbardhi së shpejti me një super kolazh dasmash

0
0

Silva Gunbardhi është një nga këngëtaret më të dashura e të suksesshme të estradës sonë.

Prej vitesh tashmë ajo punon dhe i dedikohet gjithë pasion muzikës duke numëruar shumë këngë dhe hite të pëlqyera pafund nga publiku.

Së fundmi Silva do t’i dhurojë muzikëdashësve të saj një tjetër projekt muzikor.

Këtë herë këngëtarja ka paralajmëruar publikun përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram se do të vijë me një kolazh dasmash, pikërisht në sezonin e tyre.

Përgjatë viteve të karriesë së saj është vënë re pasioni i Silvës për folklorin dhe tabanin muzikor, ndaj ajo zgjedh t’i rikthehet herë pas here projekteve të tilla.

Nga postimi i këngëtares mësojmë se kënga do të publikohet në datën 30 qershor, ndaj qëndroni gati për një tjetër super hit të saj.

Padiskutim kjo këngë do të jetë e preferuar nga të gjithë dhe do të bëjë namin në dasmat e kësaj vere, por jo vetëm.

Linku: https://www.instagram.com/stories/silvagunbardhi/3135229481036337800/

Burimi i fotos: Arkiva Shqip