Home Sport E rëndë, futbollisti i njohur diagnostikohet me kancer
E rëndë, futbollisti i njohur diagnostikohet me kancer
0

E rëndë, futbollisti i njohur diagnostikohet me kancer

0
0

Futbollisti i Borusia Mëshengladbah, Stefan Lainer është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë në nyjet limfatike.

Kjo do të sjellë që ai të qëndrojë disa muaj jashtë fushës së blertë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, mjekësia ka vepruar në kohën e duhur, duke bërë të mundur evidentimin e shpejtë të problemit shëndetësor, çka bën që parandalimi i efektit të jetë i mundur.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që Stefan të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm mjekësor. I urojmë atij dhe familjes së tij shumë forcë dhe optimizëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje”, bëri të ditur Roland Virkus, drejtori sportiv i Mëshëngladbah.

30-vjeçari luajti 17 ndeshje në Borusia-Park (Mëshengladbah), në edicionin që kaloi. Austriaku Lainer ka kontribuar më parë në vendin e tij të lindjes për dy ekipet austriake; Ried dhe Salcburg.

Linku: https://www.bundesliga.com/en/bundesliga/news/bundesliga-support-for-stefan-lainer-after-cancer-diagnosis-24158  

Foto: Freepek.com

tags: