Home Sport Gianluca Scamacca rikthehet te Roma
Gianluca Scamacca rikthehet te Roma
0

Gianluca Scamacca rikthehet te Roma

0
0

Roma ka rënë dakord të nënshkruajë me sulmuesin e West Ham, Gianluca Scamacca në një huazim fillestar me një opsion për të blerë, sipas raporteve në Itali.

Sulmuesi iu bashkua anglezëve verën e kaluar për 35.5 milionë paund, por pati një sezon të parë zhgënjyes, i cili u ndërpre nga dëmtimet.

Si rezultat, ai është lidhur me një rikthim të menjëhershëm në Itali, por “grindjet” për një tarifë të përhershme kishin vënë në rrezik një transferim të mundshëm.

Por sipas “Calciomercato”, West Ham është i përgatitur të lejojë 24-vjeçarin të nënshkruajë me Roma-n në huazim për një tarifë prej 4 milionë paundësh me një opsion prej 19 milionë paund për të blerë.

Një transferim i përhershëm do të bëhej i detyrueshëm nëse Scamacca regjistron një numër të caktuar paraqitjesh në sezonin 2023-24 dhe Roma kualifikohet në Champions League sipas raportit.

Jose Mourinho po kërkon një qendërsulmues pas dëmtimit afatgjatë të Tammy Abraham-it në fund të sezonit të kaluar. Dhe, Scamacca duket lojtari i duhur për portugezin, mbi të gjitha ai e njeh klubin pasi ka dal nga akademia verdhekuqe.

Linku: https://www.chiesaditotti.com/2023/7/23/23804673/gazzetta-scamaccas-return-to-roma-could-depend-on-divock-origi

Foto: https://www.instagram.com/p/Cu1y0l1Jhp_/?img_index=1

tags: